Bashkia Mat organizoi një takim me të rinjtë e qytetit për të prezantuar arritjet e disa të rinjve që kanë treguar talentin e tyre në fushën e teknologjisë.
Zv.Kryeministrja Belinda Balluku dhe kryebashkiaku i Matit Agron Malaj vlerësuan njohuritë dhe përvojën e këtyre të rinjëve dhe ftuan rininë matjane të ndjekë rrugën e tyre.
Projekti “Inovacioni dhe Kultura për të Fuqizuar Matin – ICTe Mat” është një nisëm e dobishme për të rinjtë dhe financohet nga BE.
Postimi i Agron Malaj:
Inovacion në #Mat
Arlindi është themelues i kompanisë “COOLAB”
Danieli dhe Erjoni sot punojnë në kompanitë më të njohura teknologjike në botë
Të tre këta të rinj të talentuar dhe punëtore ndanë me të rinjtë e qytetit tonë njohuritë dhe përvojën e tyre në teknologji, ndanë eksperiencën dhe dijet e tyre në një fushë, që është vendimtare për të ardhme e shoqërisë.
Bashkia Mat e ka prioritet mbështetjen rinore dhe shtimin e mundësive të reja në inovacion. Në këtë drejtim është edhe projekti “Inovacioni dhe Kultura për të Fuqizuar Matin – ICTe Mat”, një projekt i cili financohet nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me projektin #BEpërBashkitë
Në fund të këtij projekti të rinjtë tanë do të kenë qendrën e tyre të inovacionit në të cilën do të mund të shpalosin e praktikojnë njohuritë e tyre mbi botën e teknologjisë.
Akoma dhe më shpresëplotë për të vijuar mbështetjen e të rinjëve në #Mat na bën mbështetja e vazhdueshme e Zv.Kryeministres Belinda Balluku për ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e të rinjëve.