Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bashkia Mat/ Malaj: Përballuam sfida të mëdha, nuk do të ndalemi as në 2021

19:45 / January 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Agron Malaj 2 janar 2021
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj gjatë një inteviste për mediat bëri publike arritjet në këtë njësi vendore dhe garantoi qytetarët e Matit se të tjera investime të rëndësishme do të realizohen gjatë vitit 2021.

“2020 ishte një vit më shumë sfida, tha Malaj. Pati probleme të mëdha dhe ne së bashku ia dolëm. E kthyem bashkinë totalisht në shërbim të komunitetit.”

Puna nisi me restaurimin e të gjitha objekteve arsimore, kopshteve e çerdheve, për të vijuar me rehabilitimin e rrugëve rurale, shtimin e mirëmbajtjen e gjelbërimit, shesheve, trotuareve, kanaleve vaditëse, etj.

Malaj tha se po restaurohen plotësisht sheshi “Ahmet Zogu” dhe Parkut “Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”, dy objekte këto shumë të rëndësishme për qendrën administrative të Matit.

“Ka nisur puna në ujësjellësin e madh të Zallë Gjoçajve. Do të furnizohen me ujë të pijshëm 17 fshatra të njësive administrative Derjan, Macukull, Rukaj dhe konsumatorët e Burrelit. Ky është një premtim i mbajtur. Do të furnizohem me ujë të pijshëm 25.000 banorë të bashkisë Mat”, sqaroi Malaj.

Pritet të investohet në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Burrelit, për të mundësuar furnizimin me ujë për 24 orë.

Gjatë vitit të kaluar u riasfaltuan 70 % e rrugëve të qytetit, u vendos sinjalistika horizontale, u vendos sistemi i sigurisë për gjithë qytetin e Burrelit. Në fshatin Frakth u ndërtua një kopësht i ri, brenda standarteve. Për herë të parë u investua në sistemin e ujitjes, në të gjitha zonat e bashkisë, duke shtuar ndjeshëm sipërfaqen e tokës nën ujë.

Malaj shtoi se: “Është planifikuar ndërtimi i terreneve sportive në të gjitha shkollat e mesme. Rilindja urbane do të mbërrijë në të gjitha njësitë administrative, do të riparohen fillimisht dy qendrat e para, Komsi dhe Lis.”

Gjatë vitit 2020 janë ndërtuar 13 çezma publike dhe është planifkuar të ndërtohen edhe disa çezma të tjera gjatë këtoj viti. Ka nisur rehabilitimi i blloqeve të pallateve në Burrel me burimet financiare dhe fuqinë punëtore të bashkisë. Po investojmë në rrjetin e kanalizimit të ujërave të zeza, në tri lagje të qytetit. Ka nisur puna për rehabilitimin e digës së rezervuarit të Shoshajve.

Bashkia Mat do të investojë gjatë këtij viti në sheshin “Demokracia”, unazën e qytetit, blloqet e banimit, shkolla, kopshte, çerdhe, etj.

“Ne, tha Malaj, nuk do të ndalemi për të qenë vazhdimisht pranë halleve dhe shqetësimeve të banorëve të Matit.”

bashkia mat malaj perballuam sfida
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.