Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bashkia Mat nis dëgjesat publike për buxhetin e vitit 2026

20:59 / November 21, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Macukull
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia e Matit ka nisur dëgjesat publike në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2026. Ndalesa e parë e drejtuesve dhe specialistëve të financës dhe taksave vendore ishte në Njësinë Administrative Macukull. Në këtë takim morën pjesë edhe deputeti Agron Malaj dhe kryetari i zgjedhur i Bashkisë Mat, Altin Bojni.

Kryetari në detyrë i Bashkisë Mat, Myslim Zeneli, paraqiti prioritetet e bashkisë për vitin e ardhshëm për këtë njësi administrative, duke theksuar përmirësimin e infrastrukturës rrugore me vijimin e asfaltimit të rrugës kryesore, furnizimin me ujë të pijshëm, si edhe rritjen e cilësisë së shërbimeve në arsim dhe shëndetësi. Ai theksoi gjithashtu se paketa fiskale për vitin 2026 do të mbetet e pandryshuar, njësoj si ajo e vitit të kaluar.

Më pas, dëgjesa publike vijoi në Njësinë Administrative Derjan, ku Zeneli paraqiti sërish prioritetet e bashkisë për vitin e ardhshëm. Banorët e pranishëm shprehën kërkesat e tyre dhe kërkuan që zgjidhja e problemeve të reflektohet në buxhetin e vitit 2026.

bashkia buxhetin degjesat mat publike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.