Kryetari i bashkisë Mat Agron Malaj dhe administrata e kësaj njësie vendore kanë nisur dëgjesat publike me qytetarët për hartimin e Projekt Buxhetit dhe Paketës Fiskale për vitin 2022. Në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak Mat janë zhvilluar dëgjesat në njësitë administrative Komsi, Baz e Ulëz.
Nga ana e banorëve u diskutua për shqetësime të ndryshme, që ato i hasin në përditshmëri si problemet në infrastrukturën rrugore, kanalet vaditëse dhe problemat me ujin e pijshëm. Kryetari i Bashkisë Mat, garantoi se problemet e paraqitura nga ana e tyre do të jenë prioritet i Bashkisë Mat, në buxhetin e vitit 2022.
Bashkia Mat ka ndërhyrë gjatë vitit në të gjitha rrugët rurale, në kanalet ujitëse e kulluese si dhe në rrjetin e ujësjellësave, duke përmirësuar ndjeshëm gjendjen e mbi 400 km rrugë rurale si dhe shtimin e ujit të pijshëm dhe atij vaditës.
Postimi i kryetarit të Bashkisë Mat, Agron Malaj:
Dëgjesë publike në Njësinë Administrative #Baz dhe #Ulëz, për hartimin e Projekt Buxhetit dhe Paketës Fiskale për vitin 2022.
Nga ana e banorëve u diskutua për problemet e ndryshme, që banorët e Njësisë Baz dhe Ulëz i hasin në përditshmëri si problemet në infrastrukturën rrugore, kanalet vaditëse dhe problemet me ujin e pijshëm.
Për ne këto janë prioritetet e padiskutuara të punës tonë!