Grupet e ngritura nga Bashkia Mat kanë verifikuar të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 15 janarit 2023 në territorin e saj.
Në mbledhjen e shtabit të emergjencave civile u tha se sipas kërkesave me shkrim, të depozituara në tetë njësitë administrative, ka rezultuar të jenë dëmtuar 139 banesa, nga këto 31 shtëpi banimi kanë dëmtime të mëdha.
Po ashtu bëhet me dije se 16 objekte publike, kryesisht shkolla, kanë pësuar dëmtime serioze dhe duhen kqyrur nga specialistë të fushës së ndërtimeve.
Kryebashkiaku Agron Malaj tha se grupet e verifikimit duhet të përfundojnë nesër proçesin në terren dhe më tej do të nisë vlerësimi i dëmeve me grupe të miratuara nga bashkia. Malaj theksoi se situata duhen vlerësuar dhe e rëndësishme është të zbatohet ligji me korrektësi.