Bashkia e Mirditës ka angazhuar mjete e forca për të përballuar situatën dimërore. Burime pranë kësaj njësie vendore pohojnë: “Edhe në orët e mbrëmjes Drejtoria e Mirmbajtjes së Rrugëve pranë Bashkisë Mirditë po punon intensivisht për eleminimin e problematikave të këtyre dy ditëve në qarkullim, shkaktuar nga reshjet e shumtave të dëborës. Favorizuar nga ndërprerja e reshjeve, mjeti borpastrues fillimisht ka ndërhyrë në segmentin problematik nga Ura e Fanit për në autostradë. Pas largimit të borës, në shtresën e mbetur janë hedhur sasi të medha kripe, çka ka bërë që ky segment rrugor të jetë në kushte optimale për qarkullim. Ndërkohë po punohet me borëpastruese për pastrimin e rrugës Rrëshen – Prosek dhe në unazën e qytetit”.
