Tri ditë janë dashur për të larguar dëborën dhe akullin nga rrugët e qytetit verilindor të Burrelit. Bashkia tha se kishte “mobolizuar” tetë mjete borëpastruese, por gjendja deri sonte në mbrëmje ishte kritike.
Gjendja e rënduar iu parashtrua sot ministres së Mbrojtjes Olta Xhaxhka nga Prefektura dhe autorietete e tjera vendore. Ajo menjëherë dërgoi mjete e forca në këtë qytet, për ta pastruar rrugët dhe mjediset e tjera publike.
Është hera e parë që në këtë qytet ka kaq shumë idiferencë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, për t’u mundësuar atyre lëvizje normale dhe jo shkaktim të frakturave sic ka ndodhur me disa qytetarë gjatë ditës së djeshme.