Gazetari Enton Abilekaj, lidhur me kandidaturën e Belind Këlliçit për bashkinë Tiranë, tha se kandidati nuk ka dhënë premtimin që nuk do të ketë më ndërtime, që është e kundërta e asaj që ka bërë Erjon Veliaj.
A është Belind Këlliçi e kundërta e Erjon Veliajt?
Ai s’ka bërë premtimin që s’do të ndërtojë kulla, pra është e njëjta gjë. Kjo është një mangësi e tij. Ky kryetari që ka qeverisur 8 vite, a duhet ta pushojmë nga puna këtë njeri? Rotacioni është përgjigja që nuk gabon kurrë. Ne mund ta bëjmë këtë premtim, por më shumë nga të gjitha premtimet vlen rotacioni. Nëse një pushtetar hiqet nga puna se qeveris keq ai nuk do guxojë më të gënjejë. A është Belindi njeriu që përfaqëson rotacionin? Unë them që s’ka arritur ta përfaqësojë se s’ka dhënë premtimin. Por që duhet rotacion duhet.