Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bashkia Tiranë organizon një pritje për kryebashkiakët e qyteteve të Europës

21:42 / February 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Pallati i Brigadave, ku Bashkia Tiranë organizoi një pritje për të gjithë miqtë, kryebashkiakë e përfaqësues vendorë të qyteteve të Europës, të cilët kanë ardhur në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Samitit “Pact of Free Cities”, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj premtoi bursa për studentë nga Bjellorusia.

¨Mezi pres që t’i mbajmë ato premtime edhe për fëmijët e disidentëve që të vijnë dhe të kalojnë këtu pushimet edhe për të bërë praktikat tona shkollore dhe për t’u siguruar gjithashtu që në shumë prej institucioneve tona arsimore ne të ofrojmë bursa për fëmijët dhe për të rinjtë e Ukrainës që të kenë mundësi që të shkojnë në universitete të mira siç është Kolegji i Europës në Tiranë, të kenë mundësi të kenë akses në aktivitete të tilla. Kur një i ri punon në Tiranë është ose duke asistuar në Tiranën Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës që jemi këtë vit ose në atë Rinisë ose të Sportit dhe ashtu siç e thatë ju me të drejtë jeton punon mëson në një hapësirë Europiane”, tha Veliaj.

Derisa Shqipëria t’í bashkohet BE, ai tha se përmes këtij pakti mundohen të krijojnë një copë Europë.

“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme sot që kishim në Tiranë Paktin e Qyteteve të Lira, mbi 20 bashki nga më të rëndësishmet në kontinentin tonë në Europë edhe një privilegj i jashtëzakonshëm që Tirana është gjithmonë një epiqendër e aktiviteteve të tilla. Ne mundohemi të ndërtojmë copën tonë të Europës pastaj kur letrat të jenë gati për të bashkuar me organizatën politike që quhet bashkimi Europian, ne sigurisht që do ta mirëpresim atë moment, po deri në atë moment ne do të bëjmë çdo ditë një copë Europe këtu. Misioni im si kryetar i Bashkisë është të bëjë një copë Europe në Tiranë.Ndaj dhe sot jam i lumtur që jemi rrethuar nga miq edhe njerëz që ëndërrojnë të njënjtën gjë, aspirojnë të njëjtën gjë dhe punojnë përditë për këtë që është projekti ynë Europian”, shtoi ai.

darke Erion Veliaj kryebashkiake
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.