Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Bashkia Ura Vajgurore shembull në menaxhimin e qytetit, vlerësimi vjen nga Anglia

21:14 / January 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ura Vajgurore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia e Urës Vajgurore është vlerësuar në Samitin e Liderëve 2018 në Angli me certifikatën e “Ekselencës në menaxhimin e qytetit” nga Unioni i Akademikëve (Academic Union) në Oxford dhe Klubi Botëror i Liderëve (Global Club of Leaders). Çmimi është tërhequr nga kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj, në një ceremoni të organizuar në sallën kryesore të Bashkisë së Oksfordit. Në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve, ishin të pranishëm profesorë nga vende të ndryshëm të botës, shkencëtarë dhe drejtues institucionesh e korporatash nga 54 vende të ndryshme të botës. Ky aktivitet synon vlerësimin për liderët në politikë, ekonomi, shkencë dhe kulturë, nga vende të ndryshme të botës.

Lajmi i mirë për marrjen e këtij vlerësimi është dhënë nga kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj, e cila, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook falenderon të gjithë ata që ndihmuan në zhvillimin e këtij projekti. “Qyteti ynë renditet përkrah 50 bashkive e korportave të tjera që janë vlerësuar për inovacion. Faleminderit të gjithë ekipit drejtues të këtij projekti me kaq vlerë për punën e bashkisë, por edhe për shërbimet me cilësi që i ofrojmë qytetarëve. Bashkia jonë do të vazhdojë të investojë në projekte inovatore, si një nga format kryesorë të krijimit të vlerës së shtuar në shërbime, produkte etj,.”, shkruan Memaj. Juria e përbërë nga profesorë dhe akademikë të fushës vlerësuan projektin e implementuar në vitin 2018 nga Bashkia e Urës Vajgurore, që lidhet me modernizimin e shërbimeve publike përmes krijimit “Sistemit të integruar Informatik për shërbimet Bashkiake”. Disa muaj më parë, Kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj, mori pjesë në një takim për prezantimin e këtij projekti përpara një jurie ekspertësh dhe më pas ishte e pranishme për marrjen e çmimit në një mbrëmje të dedikuar arritjeve të ndryshme në botë gjatë këtij viti.

“Sistemit i integruar Informatik për shërbimet bashkiake” sjell për herë të parë një zgjidhje efikase për qytetarët dhe punonjësit e administratës. Te gjithë modulet funksionale të bashkisë të integruara në një sistem të vetëm, sistemet janë të integruara me njëra – tjetrën, arkitekturë e mbështetur në teknologjitë më të fundit që mundëson përshkallëzim, postim automatik në kontabilitet të çdo veprimi financiar, eliminimi i veprimeve manuale dhe automatizimi i proceseve të punës, Integrimi i Menaxhimit të Dokumenteve me çdo modul të sistemit dhe shumë avantazhe të tjera që ofrojnë zgjidhje përmes këtij sistemi. Ajo që u vlerësua edhe më shumë nga ekspertët ishte mundësia që ky sistem mund të përdoret nga palët e treta, në këtë rast, bashki të tjera.

Çdo qytetar në Bashkinë e Urës Vajgurore kanë profilin e tyre në sistem të cilin mund ta përdorin për: Marrjen pjesë në diskutime për tema që i përkasin Bashkisë; Kontrollin e taksave online; Njoftimin për taksat e reja; Historiku i taksave të paguara dhe të papaguara; Raporte për taksat e paguara/papaguara; Krijimi dhe gjurmimi i kërkesave/ankesave online; Integrimi me modulin e njoftimeve automatike; Regjistrimin në sistemin online të Bashkisë; Informimin për aktivitetet e Bashkisë; Dhënien e e opinioneve dhe sugjerimeve.

Anglia bashkia menaxhim ura vajgurore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

10:08 / February 6, 2026

“Jemi në qiell të hapur”/ Tregtarët e Tregut Industrial sërish në protestë, kërkojnë zgjidhje nga Bashkia e Vlorës

12:08 / January 30, 2026

Në Bashkinë Dibër miratohen 16 zona zhvillimore

21:59 / January 21, 2026

54-vjeçari humbi jetën në krye të detyrës? Reagon bashkia e Durrësit: U paraqit në punë dhe u largua…

13:01 / January 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.