SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, pasi ka fshehur pasurinë, por në zbatim të nenit 59, kërkohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në shërbim prove 2 vite.
Bashkim Dedja akuzohet nga SPAK për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Sipas SPAK, Dedja nuk justifikon në burime të ligjshme dy apartamente dhe një garazh. Ish-kryetari i Kushtetueses u shkarkua nga detyra nga Shkalla e Dyte e vetingut.
Në tetor të vitit 2021, Gjykata e Posaçme vendosi të kthejë në duart e SPAK dosjen penale në ngarkim të Dedjes. Gjykata vlerësoi në atë kohë se hetimi nuk ishte i plotë, se duhet të kryhej një akt i ri ekspertimi dhe për pyetjen e disa personave. Po sipas gjykatës, disa nga aktet ishin bërë të papërdorshme. Vetë Dedja, përmes avokatit të tij Baftjar Rusi, i qëndroi kërkesës për pushim të akuzës, ose për plotësim të hetimit.
