Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bashkimi Bardhi-Berisha, shpërthen Pampuri: Nikolla e çoi në SHBA me lekët e Kuvendit. Ai i shërben Ramës

10:04 / February 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pampuri 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së së vulës, Orjola Pampuri ka reaguar ashpër ndaj Gazment Bardhit pas bashkimit të tij me grupimin e Sali Berishës. Pampuri thotë se PD-ja zyrtare nuk e njeh absolutisht Gazment Bardhin si kreun e grupit parlamentar.

Pampuri: Nuk është kreu, nuk e njohim absolutisht si kreun e Grupit Parlamentar. Institucionalisht zoti Bardhi ftohet si kreu i grupit, që të mos t’i hyjmë këtij debati. Të biem dakord për të mos rënë dakord në aspektin e titujve, emërtesave. I tillë njihet edhe nga Kuvendi. Zoti Bardhi ftohet nga Kuvendi, zonja Nikolla e çon edhe në SHBA me grupin parlamentar.

Ju e patë shumë mirë që ishte një takim formal i mbështetur nga Kuvendi, me paratë e Kuvendit. Por zoti Bardhi ka disa kohë që nuk është pjesë e grupit Parlamentar të PD-së dhe ju e dini shumë mirë që gjithë kjo amulli i shërben Edi Ramës. Lindita Nikolla duke qenë pjesë e PS-së, nën urdhrat e Edi Ramës, kërkon ta njohë.

I referohemi në nivel institucional, nuk e gjejmë dot zgjidhjen ne si medie. Megjithëse me Bashën është ndarë, ai nuk është pozicionuar si duhet si opozitë. A mund të ulet në një tryezë së bashku me mazhorncës për reformën zgjedhore?

Pampuri: Për Reformën Zgjedhore ju e dini shumë mirë që ka qenë zoti Bylykbashi që është ulur në tryezë. Tryezat janë gjithmonë komisione bipartizane, ku ka përfaqësues edhe nga e majta edhe nga e djathta. Nuk mund të shmanget. Kjo është një lojë fjalësh që zotëria e bën për ata që nuk kanë informacion. Por pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë informacion dhe e dinë shumë mirë që këto tryeza, dhe ato bëhen me praninë e të dy palëve; PS dhe PD.

Sa i përket këtyrë është apo nuk është opozitar, bëjnë mirë ata që çfarë thonë në mëngjes nuk e thonë në darkë që më mirë të mos flasin sepse do të ishte absurde që një personazh i tillë të bëjë analiza tashmë se kush është me kë. Ky është absurditeti më i madh. Një njeri që bën akuza për një grupim dhe më pas shkon dhe ulet në krye të atij grupimi nuk e di se çfarë mund të presësh më. Njeriu ka një dinjitet.

Cili mendon se është shkaku? Bardhi ka qenë shumë afër me zotin Basha.

Pampuri: Këtë gjë nuk di ta them.

Orjola Pampuri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.