14 bashki nga Shqipëria, Franca, Italia, Letonia e Estonia ishin pjesë e projektit E.S.S.E.M të Këshillit të Evropës për inkurajimin dhe forcimin e solidaritetit të bashkive evropiane.
Kryetarët e komunave të Italisë: Santhia, Cerrione, Ropollo, Cavaglia, Alice Castello dhe Moncrivello prezantuan projektet e tyre të solidaritetit për Slowland Piemonte. Ata treguan për “delegacionet” e ardhura nga 5 vende të Evropës përvojën dhe zhvillimin ekonomik të njësive që drejtojnë.
Kryetarët e bashkive Mat e Klos, Agron Malaj e Ilmi Hoxha, sollën në këto takime të frytshme gjendjen e bashkive matjane, kulturën, zakonet, burimet natyrore, zhvillimin e turizmit, etj.
Ky projekt synon që mes këtyre 14 njësive të pushtetit lokal të vijojnë takimet dhe aktivitetet, duke synuar binjakëzimin mes tyre. /tirananews.al/