Katër persona janë vënë nën hetim në Lushnje në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Ata u proceduan në gjendje të lirë, pasi policia zbuloi 2 lokale ku viheshin baste sportive, me celularë. Lokalet ku ushtrohej veprimtaria e paligjshme ndodhen në lagjet “Kongresi” dhe “Loni Dhamo”. Ndërkaq u sekuestruan në cilësinë e provës materiale celularët e këtyre shtetasve, të cilët kishin faqe online aktive, për vënie bastesh sportive.
Postime te ngjashme
Add A Comment