Gazetari dhe analisti Ylli Rakipi i ka kërkuar deputetit demokrat që të dokumentojë vjedhjen e votave për zgjedhjet e 14 Majit. Ai i tha atij se nëse ja vërteton se kryeministri Edi Rama ka blerë kartat e identitetit të qytetarëve, ashtu si opozita pretendon, atëhere ai do të shkojë t’i kërkojë ndjesë.
Ndërkohë, Noka tha se kanë qenë njerëzit e Ramës ata të cilët kanë blerë kartat e identitetit të qytetarëve si dhe janë marrë me blerjen e votave. Madje, deputeti demokrat pohoi se i kanë dorëzuar OSBE-ODIHR dokumenta dhe video të cilat vërtetojnë se pamje dhe zë se si janë shitur votat.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Deri më tani nuk kemi parë asnjë provë nga ju, e gjitha është akuzë e përgjithshme. Thoni ra euro, por prit zotëri se euro ka lëvizur herë pas here, është e lidhur me Rusinë. Ndoshta është e vërtetë, nuk e di. Tjetra ju thoni që Rama ka blerë kartat e identitetit, më nxirr nesër 30 veta flamur Noka unë do vi të të kërkoj ndjesë dhe do të të ulem në këmëbt e tua. Më nxir 30 veta të thonë që Edi Rama na ka marrë kartat
Noka: Po nuk vjen Edi Rama vetë të ta marrë kartën o Ylli
Rakipi: Po njerëzit e Edi Ramës
Noka: Kemi dërguar OSBE ODIHR, video se si bëhet pazari i votave dhe kur unë personit e takoj e di ça më thanë ‘ju lutem më fshi fytyrën se do na vrasin’. Kush i mbron ata? Shteti ishin nën shoqërinë e Policisë vrasësit, do shkoj unë të rri truproja i çdo qytetari që ka bërë këto?