Gazetari Baton Haxhiu tha në emisionin “Now” se Lulzim Basha është humbësi më i madh i vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit që ia dha vulën e PD, Sali Berishës.
Pas këtij vendimi, sipas tij, Basha është i detyruar të krijojë parti të re dhe të bëjë betejën e vet politike.
“Paradigma e Bashës gjatë kësaj kohe ka qenë fitorja e sigurt dhe që baza e kësaj fitoreje është presioni ndërkombëtar dhe pak opinioni publik për shkak të shpalljes non grata së Berishës, duke besuar që figura e tij politike ishte shndërruar në një figurë juridike, por ata harruan se presioni politike e zhbën atë juridik. Në gjithë këtë betejë humbësi më i madh është Lulzim Basha që detyrohet të bëjë parti politike të re, rruga e vetme e tij është të mbajë peshën e vogël që ka, ndaj Basha e ka të domosdoshme betejën”, tha Haxhiu.