Analisti Baton Haxhiu thotë se Partia Demokratike po bën më shumë rolin e prokurorit para KAS dhe nuk po paraqet asnjë provë që zgjedhjet janë manipuluar por thjesht po mban qëndrim politik.
Ai tha se “në një farë mënyrë sot opozita i ka njohur zgjedhjet dhe i ka legjitimuar për faktin se gjykata e dha vendimin e saj, çdo veprim dhe pretendim tjetër është i kotë”.
“Ata duhet të shkojmë me prova evidentuese se si duhet ta paraqesin krimin elektoral. Pashë listimin ishin mbi 40 prova dhe i lexova një nga një. Është tjetër gjë të kesh një qëndrim politik të kesh një analizë politikë te perëndosh se ka masakër elektorale. Si mund të gjesh prova në Gjirokastër kur t’i aludon se në një moment janë ndaluar votuesit nga Greqia. Kjo nuk është provë për ta çuar sërish Gjirokastrën në zgjedhje”, deklaroi Haxhiu për Euro News Albania.