Kryetari i PS, Edi Rama ishte këtë të enjte në Kamzë për të kërkuar votën për kandidatin Rakip Suli në zgjedhjet vendore të 14 majit. Në fjalën e tij, Rama nuk kurseu batutën për fjalën e gjatë që mbajti Suli.
“E vërteta është që Rakipi është i vetmi orator që unë kam zili. Sepse është I vetmi që flet më gjatë se unë. Por përtej shakas do të doja të thosha disa fjalë dhe me lejen e çunave atje…Do doja që të thosha disa fjalë që… Besoj që vlejnë jo vetëm për Kamzën, por besoj se vlejnë shumë më tepër për shumë të tjerë”, tha Rama.