Nuk po kalon momente të mira Bayern Munchen e sidomos Gjermania që ka një rritje të madhe të të infektuarve me Covid-19. Pak javë më parë, trajneri Nagelsmann u shërua nga koronavirusi ndërsa sot rezulton i infektuar një tjetër lojtar, mbrojtësi kroat Josip Stanisic. Siç njoftoi klubi, lojtari është i vaksinuar me të dyja dozat dhe është izoluar në shtëpi ndërsa një javë më parë ishte edhe Niklas Sule në një situate të tillë.
Gjithsesi drejtuesit po përplasen edhe me një problem tjetër ku në hotelin ku po qëndrojnë për transfertën me Augsburg, 4 lojtarë nuk janë lejuar të futen dhe të qëndrojnë në grumbullim.
Arsyeja është e thjeshtë pasi në Bavari nuk lejohet të qëndrojnë në hotel apo të hanë në restorante nëse nuk je plotësisht i vaksinuar ndaj dhe Kimmich, Gnabry, Musiala e Choupo-Moting janë “dëbuar” nga hoteli Maximilian në Augsburg.
Me shumë gjasa këta lojtarë do të humbasin ndeshjen e radhës në transfertë dhe siç shkruajnë në Gjermani, asnjë lëshim nuk do të bëhet nga hoteli ku po qëndron pjesa tjetër e skuadrës bavareze.