Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka ftuar në takim kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç për të gjetur mënyrën për të ecur përpara dhe për tu rikthyer tek impelementimi i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.
Dita e takimit nuk është caktuar ende sepse palët nuk është se kanë konfirmuar se do të marrin pjesë. BE-ja pret që ata të vijnë pa kushtëzime.
Blloku europian po e përcjell situatën për të parë se a janë palët e gatshme për të gjetur zgjidhje. Ftesa e Borrellit është ofertë dhe mundësi për ta që të dëshmojnë se pas të gjithave mund të jenë konstruktivë.