BE nuk do të sigurojë vaksinat kundër koronavirusit përmes programit global Covax, që drejtohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, kjo pasi BE e shikon prodhimin e saj si një process të ngadaltë dhe me një kosto shumë të lartë.
“Përdorimi i Covax do të sjellë çmime të larta dhe vonesa në furnizim,” tha një nga përfaqësuesit e BE.
Sipas Ruters çmimi që po synon ‘Covax’ për çdo vaksinë të Covid-19 është 40 dollarë secila ndërkohë BE po zhvillon aktualisht bisedime me disa kompani farmaceutike në lidhje me dozat e vaksinës që mund të kushtojnë më pak se aq. Këto kompani janë Moderna, Sanofi, Johnson%Johnson, BioNTech dhe CureVac.
Ndërkohë një zyrtarë i lartë ka thënë se, komuniteti ndërkombëtar dëshiron që vaksinat të jenë në dispozicion deri në fund të vitit dhe ky afat nuk është i realizueshëm nga ‘Covax’. Pas vendimit të BE-së OBSH-ja nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me këtë çështje.
Sakaq një zëdhënëse e Covax tha në lidhje me çmimin prej 40 dollarë për dozë se është aktualisht e pamundur që të parashikosh sa do jetë çmimi për dozë.
Mediat e huaja shtojën se vendimi i BE do të jetë një goditje për kompaninë që prodhon Covax, që synon të garantojë vaksina për këdo.