Kuvendi i Kosovës ka votuar Statutin e ri për Trepçën, por zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, ka thënë se çështja e Trepçës duhet të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogardit, në Bruksel.
Koacijacic në një përgjigje për ‘Tanjug’, ka thënë se të gjitha çështjet e pazgjidhura ndërmjet dy shteteve duhet të zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut.
“Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut, ka për qëllim që të gjitha çështjet e hapur ndërmjet dy shteteve, t’i zgjidh nëpërmjet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.”, ka thënë Koacijancic, e pyetur për pasojat që mund të ketë miratimi i Statutit për Trepçën që u votuar para pak ditësh në Parlament dhe për fatin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ajo gjithashtu ka thënë se Bashkimi Evropian pret që Kosova të pezullojë vendimin për taksën, që do të mundësonte një kthim të shpejtë në dialogun e Brukselit.