Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

BE: Lufta mund të rrisë në rekord inflacionin

10:02 / July 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
euro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deri në 7.6% parashikohet të rritet inflacioni në eurozonë, kjo për shkak të luftës ruse në Ukrainë, bëhet e ditur nga një parashikim i Komisionit Europian. Shifra e lartë rekord, që përfaqëson normën mesatare të pritshme të inflacionit për vitin, ka rritje me 6.1% nga parashikimi i muajit të kaluar.

“Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës vazhdon të hedhë hijen e saj të gjatë ndaj Europës dhe ekonomisë sonë”, tha Komisioneri i BE-së për Financat, Valdis Dombrovskis. Lufta ka bërë që të rriten çmimet e ushqimeve dhe të energjisë në vendet e Europës në përpjekjet e tyre për t’u bërë ballë sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë dhe cënimit të infrastrukturës kyçe. “Rreziqet për parashikimin e aktivitetit ekonomik dhe të inflacionit janë të lidhura fort me zhvillimet e luftës dhe pasojat e saj ndaj furnizimit me gaz në Europë”,-theksohet në deklaratën e BE-së.

Rritja ekonomike në modusin e ngadalësimit

Kësisoj BE-ja i uli sërish parashikimet për rritjen ekonomike në eurozonë duke iu referuar pasojave të invazionit të Rusisë në Ukrainë. Duke iu referuar rritjes ekonomike për vitin 2023 parashikimi i Brukselit është tani me rreth 1.4% nga vlerësimi i mëparshëm që parashikonte rritjen me 2.3%. “Zhvillimi i luftës dhe pasiguria e furnizimeve me gaz janë të panjohura, ndaj parashikimi aktualisht konsiston në një shkallë të lartë pasigurie dhe zhvillimi negativ”, tha Komisioneri i Ekonomisë, Paolo Gentiloni.

Nuk pritet recesion

Rritja ekonomike parashikohet e ngadaltë, kryesisht sa i përket vitit të ardhshëm, nuk pritet që ajo të cekë një territor negativ d.m.th. që të shkojë në recesion. Euro aktualisht është e barazvlefshme me dollarin e SHBA-së, monedha e përbashkët europiane ka një performancë të fuqishme kundrejt paundit britanik dhe jenit japonez, theksojnë zyrtarët e BE-së. Si rrjedhojë pritet që konsumi të mbetet i qëndrueshëm nëqoftëse ekonomitë shtëpiake do të përdorin kursimet e tyre për një kohë të shkurtër.

EU inflacioni russia ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.