Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

BE paralajmëron për rënie të solidaritetit për refugjatët ukrainas

19:34 / June 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pavarësisht pritjes së ngrohtë që u është dhënë miliona refugjatëve nga Ukraina në Bashkimin Evropian që nga nisja e pushtimit rus, zyrtarët e BE-së thanë se ka frikë se kjo mbështetje mund të zbehet për shkak të ngadalësimit ekonomik, që veçmas prek familjet e varfra, dhe për shkak të ndikimit të propagandës ruse.

Komisionarja për Çështje të Brendshme e BE-së, Ylva Johansson, theksoi se mbështetja për 4 milionë refugjatë ukrainas është e qëndrueshme, por ajo shtoi se në një raport të posaçëm, “ajo që ne e quajmë ‘lodhje e solidaritetit’ ka nisur të shfaqet në disa shtete anëtare”.

“Kriza e kostos së jetesës ka nisur të prekë familjet me të ardhura mesatare dhe të ulëta në shoqëritë që kanë pranuar refugjatët, ku propaganda ruse mund të jetë më e suksesshme”, tha në raport këshilltari i BE-së për Ukrainën, Lodewijk Asscher.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka “interes të madh që të ndikojë në opinionin publik lidhur me personat që janë larguar nga Ukraina. Diskursi për refugjatët mund të përdoret si armë për të krijuar ndarje brenda BE-së”, tha Asscher, duke shtuar se disa prej 27 shteteve anëtare të BE-së veçse po raportojnë për më shumë fushata dezinformuese për këtë çështje.

Për dallim nga hezitimi për të pranuar migrantët nga Mesdheu dhe zonat e luftës në Afrikë dhe Azi, refugjatët ukrainas janë mirëpritur në bllok që kur Rusia në shkurt të vitit të kaluar nisi luftën kundër Ukrainës, duke detyruar miliona persona të largohen në shtetet fqinje, sikurse Polonia, Sllovakia, Rumania dhe shtetet e tjera.

Komisionarja Johansson tha se kjo ishte lëvizja më e madhe e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në BE aplikohet direktiva për mbrojtje të përkohshme që mundëson që ukrainasit të strehohen dhe të marrin ndihmë tjetër./ Rel

Berisha refugjatë ukrainas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.