Beatrix Ramosaj po e jeton romancën dhe lidhjen e parë publike, plotësisht në sytë e publikut.
Të gjithë tashmë dinë për ndjenjat e saj për aktorin e humorit Donald Veshaj, që supozohet të jetë konkurrenti më i fortë i këtij edicioni të Big Brother VIP.
Prej javësh, Beatrix ka nisur një marrëdhënie me Donaldin, për të cilin ka “ndjenja të forta” dhe se “po e shijon këtë kohë në krahët e tij”.
Në këtë foto shihet Beatrix me gjuhën jashtë, të vënë në mjekrën e Donaldit. Por kjo gjë nuk u ka pëlqyer shumë të gjithëve. Ka dhe nga ata që komentojnë në faqen zyrtare të BBV: “Na e shpife”, “na bëre për të vjellë” etj.
Ndërkohë, banorët i janë nënshtruar një loje shumë interesante për fundvit. Të gjithë kemi dëgjuar për “Babagjyshin sekret”, lojë që i bën festat akoma edhe më interesante.
Banorët do të duhet të shkruajnë emrat e tyre dhe nëpërmjet një zgjedhjeje rastësore dhe do të tërheqin njërën letër. Emri që do të përzgjedhin do të jetë banori, të cilit ata do t’i përgatisin një dhuratë.
Dhurata do duhet të jetë sa më kreative, por brenda një buxheti shumë modest. Teksa duhet të mbajnë sekret emrin e partnerit të lojës, banorët kanë nisur menjëherë nga aludimet.