Pas koncertit magjik në ”Sunny Hill” në Prishtinë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka udhëtuar sot nga aeroporti i Tiranës për në Itali. Ajo bashkë më të ëmën kanë zgjedhur të kalojnë mes pasagjerëve të shumtë të cilët janë surprizuar nga prania e këngëtares së muzikës pop në aeroport. Fansat dhe pasagjerët u entuziazmuan nga prania e Bebe Rexhës, e cila i takoi dashamirësi. Bebe Rexha, e njohur gjithmonë për thjeshtësinë e saj, u shfaq e lumtur mes pasagjerëve shqiptarë por edhe mes shumë turistëve të huaj të cilët udhëtuan nga ky aeroport.






