Këngëtarja shqiptare me famë botërorë, Bebe Rexha ka folur për “Vogue”, dhe ka treguar se si e ka kaluar periudhën e karantinimit dhe sigurish që nuk harroi të tregojë edhe rrënjët e saj përmes gatimit.
Në videon e bërë publikë në kanalin “YouTube”, 31-vjeçarja e talentuar ka folur për rutinën e saj në izolim, ku po qëndron në shtëpinë e saj në Los Anxhelos bashkë me vëllain e saj Flo dhe qenin Bear.
“Nga gatimi i gjellës së saj shqiptare të quajtur grosh, deri të veshjet e qenit Bear dhe nominimi në Greammy, Bebe Rexha zbulon rutinën e saj në izolim. Ajo na merr në shtëpinë e saj në Los Angelos, ku po jeton me vëllain e saj Flo Rexha dhe ndan disa nga gjërat e saj të preferuara,”-shkruan “British Vogue”.
Ashtu siç do të shikoni në videon e mëposhtme Bebe Rexha ndan për “Vogue” mënyrën se si gatuhet ushqimi tradicional shqiptar, grosha. Në fakt kjo nuk është hera e parë që ylli i muzikës botërore gatuan një ushqim tradicional shqiptar, edhe më parë ajo ka treguar se di të bëj byrek apo gatime të tjera tradicionale.