Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Bedri Islami / Jorgani i Enverit dhe këmbët jashtë të politikanëve tanë!

20:24 / July 11, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BEDRI ISLAMI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Bedri Islami

Në ditët e fundit, të gjithë ata që quhen liderë politikë në Shqipëri, i janë kthyer figurës së Enver Hoxhës.

Që nga Edi Rama që nisi të përngjasojë lëvizjet dhunuese të opozitës me vullnetarët e Enverit të janarit apo shkurtit të vitit 1991, tek Basha që, si ai e krahasoi ditën e 30 qershorit me kohën e Enverit dhe e theksoi se koha e diktaturës së Enverit po kthehet, tek presidenti i vendit, Ilir Meta që nis video me fjalimet e Enverit e deri tek Berisha, që, si zakonisht, kthehet pas në kohët e herëshme sa herë që i duhet.

Po me Enverin çfarë keni?

Rama është i biri i Kristaq Ramës, një njeri jashtëzakonisht i mirë, i caktuar në një detyrë jo funksionale, si anëtar i Këshillit Presidencial a si quhej, skulptor i shkëlqyer, por, i lidhur fort me regjimin e Enver Hoxhës, jo vetëm përmes krushqisë, pasi kishte grua mbesën e antarit të Byrosë Politike, Spiro Koleka, por edhe se e besonte atë sistem, pavarësisht animeve dhe shpirtit të tij të mirë.

Të gjithë ata që e akuzojnë sot pse u bë anëtar i asaj strukture do të ishin bërë me qejf të madh para tij dhe do e kishin rrahur gjoksin ditë e natë.

Një shumicë e votave të Ramës vjen nga këto njerëz ose të afërmit e tyre, të cilët, në janarin apo shkurtin e vitit 1991, edhe mund të gabonin, pasi kishte shumë shkaqe të gabimin e tyre, por që sot, pas 28 viteve, gabimet e tyre me këto që ndodhin, janë të falshme.

E pafalshme është ajo që ndodh pas 30 viteve.

Ilir Meta vjen edhe ai nga një familje e lidhur me kohën e Enver Hoxhës. Babai i tij, një njeri vërtet modest, pedagog në shkollën e bashkuar “Enver Hoxha”, komunist i sinqertë, thirret urgjentisht nga ish Drejtori Politiki Ushtrisë Hito Çako, sapo kishte mbaruar universitetin dhe dërgohet në Shkollën e Bashkuar “Enver Hoxha”. Deri në fund besues i sistemit, pasi, në fund të fundit, e kishte marrë nga Çepani i Skraparit, vend i njerëzve atdhetarë dhe e kishte dërguar në mesin e Tiranës.

Lulzim Basha, po ashtu nga një familje e lidhur me periudhën komuniste. I lidhur ngusht dhe i besuar, jo vetëm nga babai i tij, por edhe nga nëna, që në atë periudhë kur zbarkoi në Shqipëri Xhevdet Mustafa, ishte sekretare e zevendësministrit të Punëve të brendshme. Dhe dihet se në atë periudhë, kur sapo ishte goditur Mehmet Shehu dhe po përgatitej goditja e Kadri Hazbiut, nuk dërgohej kushdo atje. Basha , më pas, kishte lidhje edhe me Vefa Kompani dhe Soros, që investuan studimet e tij dhe të bashkëshortes, por kjo është temë tjetër.

Sali Berisha, komunist i devotshëm, që për hir të besnikërisë ndaj Enver Hoxhës dhe familjes së tij, pasi kishte futur njërën këmb tek familja e tij, kishte ndryshuar edhe ditëlindjen zyrtare për të qenë me kalendar afër ditëlindjes sëEnver Hoxhës dhe të Ramiz Alisë. Sekretar i byrosë së partisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës “E.Hoxha”, mjek në grupin e mjekëve pranë Hysni Kapos, numri dy i regjimit komunist, i pa pranuar nga e veja e Enver Hoxhës për të qenë mjek i tij, për shkak të krushqisë së tij me një familje që mendohej se kishte lidhje me shërbimin jugosllav, i dërguar për specializim të mëtejshëm në Francë, ku, si e ka pranuar në një intervistë të tij, shrbimi serb i propozon bashkëpunim….

Të gjithë këto i janë vërsulur Enverit për të justifikuar diktaturën e tyre politike. Asnjë nga të ish përndjekurit politikë, ndoshta edhe për faktin se janë zbuar nga të gjitha partitë politike shqiptare…

Ata kanë mbetur edhe një herë ” prapa listës”.

Nuk kam asnjë nostalgji për periudhën e Enverit. Qoftë edhe për faktin se koha e tij më la , bashkë me familjen time, pa atin tonë, i cili vdiq misteriozisht në moshën 36 vjeçare.

Pra, as nuk kam pse të kem.

Por këto që shtrijnë jorganin e Enverit për të mbuluar pisllëqet e tyre më ngjallin neveri.

Bedri Islami Enveri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.