Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar nderin që i kërkojnë grupet kriminale palëve politike.
Ai shprehet se ata kërkojnë zbatim të ligjit ndaj kundërshtarëve.
“Sot grupi më i fuqishëm është ai që po punon poshtë, nuk ka dalë në skenë dhe e sheh ekspozimin si një argument apo armë që ia jep kundërshtari për ta asgjësuar. Vetë grupet kriminale sot, nderi më i madh që i kërkojnë politikanëve, më vjen për të qeshur kur e kujtoj, i kërkojnë të zbatojnë ligjin duke i goditur kundërshtarin”, u shpreh Hoxha për Fax News.