Trajneri Ilir Daja në një intervistë për RTV Ora thotë që pëlqen Pep Guardiolën, por edhe Jurgen Klop.
Për këtë të dytin, Daja thekson se adhuron mënyra e spostimit të lojës te porta kundështare.
“Më pëlqen mënyra se si menaxhon Guardiola ekipet nga ana teknike dhe taktike, dhe shpesh herë mundohem të mësoj prej tij dhe t’i zbatoj te ekipet e mia”.
I pyetur për sa i përket informacionit në internet, 53-vjerçari tregon se jo të gjitha gjërat mund t’i marrësh aty.
“Klubet janë të kujdesshme që gjërat profesionale të mos i nxjerrin në rrjet. Por t’i mund të kuptosh në konferencat për shtyp fjalitë e trajnerit, për të kapur sensin se ku ai do që të dalë.
Unë dua të studioj këto ekipe. Jam munduar në mënyrë personale me njohje shumë të thella të marr ndonjë dvd të ekipeve të mëdha në Europë, por kjo është shumë e vështirë”.
Daja trajner flet për Dajën lojtar…
“Unë nuk është se kam patur ndonjë karrierë të gjatë si lojtar, por kam luajtur me Dinamon kampione dhe kam qenë në formacion deri në momentin që u dëmtova.
Si trajner do t’i kërkoja Dajës futbollist të përpiqej më shumë dhe të bënte maksimumin për të qëndruar në formacion. Ta meritonte fanellën”.
I pyetur se çfarë profesioni do të kishte nëse nuk do të merrej me futboll, Daja tregon një bisedë interesante me futbollistin me eksperiencë Gjergji Muzaka.
“Profesor t’i do të ishe bërë mjek ose psikolog. Dhe e treta prapë me futboll do të ishe marrë. Këto që tha Muzaka unë i aprovova.
Por Ilir Daja ka treguar edhe pasionet e tij, e mbi të gjitha, dëshirën për shpejtësi në makinë.
“Më pëlqen të luajë tenis, por që pas dëmtimit në gju nuk e kam aplikuar më. Gjithashtu dëgjoj muzikë, i preferoj të gjitha rrymat. Dëshiroj të shëtis, sidomos t’i jap makinës vetë. E teproj pak me shpejtësinë, por nga njohja që kam me policët më tolerojnë. Kjo vjen edhe prej tipit tim, sepse i lë gjërat për në fund dhe më duhet të nxitoj”, thekson Daja.
Cili është hobi juaj?