Ka vijuar të befasojë me deklaratat e saj të forta kryetarja e LSI-së. Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e sotme, teksa është e ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’.
Kryetarja e LSI, teksa fliste për të ardhmen e vendit, u
shpreh se nëse ikja e saj i hap rrugën Shqipërisë, ajo do të behët kamikaze,
por do të merrte dhe Ramën me vete.
‘Unë do bëhem kamikaze. Unë jam e gatshme që nëse ikja ime do ti hapi rrugën
Shqipërisë, unë do bëhem kamikaze. Do bëhem e do marr me vete Ramën’, u shpreh
Kryemadhi.