Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Befason sërish Tërmet Peçi i Tepelenës: Komandant!Vjosën do ta ruajmë si lumë të egër, por mos na kërkojnë dhe njerëz të egër, se s’kemi më

16:31 / March 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
termeti1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi ka tërhequr sërish vemendjen në takimin e mbajtur për Vjosën si Park Kombëtar në Tepelenë. 
Në fjalën e tij ai theksoi se banorët e Luginës së Vjosës do ta mbrojnë Vjosën si lumin e egër të vetëm në Evropë por nga ana tjetër kërkoi që jeta e re banorëve të Parkut Kombëtar të Vjosës të mundësohet duke ndihmuar financiarisht këtë projekt. 
“Deri më sot, gjithë qytetet dhe fshatrat nga Carshova deri në Adriatik, kanë mbijetuar falë Vjosës. Vjosa ka qenë arsyeja përse të parët tanë kanë ngritur vendbanimet e tyre buzë saj. Ajo ishte për ne, burim i jetës, luginë e komunikimit mes Greqisë dhe Adriatikut, dhe mbi të gjitha lumi që siguronte mbijetesën tonë në shekuj.  
 Nga sot e tutje, me shpalljen e Vjosës Park Kombëtar Natyror, do ta na duhet ne të kujdesemi për Vjosën dhe ti kthejmë asaj borxhin shekullor për mbijetesën tonë. Tani është ajo që ka nevojë për mbijetesë. Dhe ne jemi mbledhur sot të zotohemi se do ta mbrojmë atë.  
Pra ne prej sot, nuk do të na duhet të mendojmë vetëm për mbijetesën e Vjosës së egër, por dhe për ekonominë tonë, për mbijetesën tonë dhe duhet të përshtatim të ardhmen e zhvillimit tonë ekonomik dhe social në përputhje me objektivin për ta ruajtur Vjosën si një park kombëtar.  
 Jeta jonë e re si banorë të parkut Kombëtar të Vjosës, natyrisht do të jetë e ndryshme nga jeta që kishim planifikuar më parë. Do të jetë një jetë me më pak investime publike, më shumë turizëm natyror, më shumë kujdes për mjedisin dhe ujerat e zeza të mos derdhen në Vjosë, më shumë kujdes për mbeturinat që ndotin lumin, më shumë kujdes për fshatrat dhe qytetet buzë Vjosës që të mos kthehen në problem për pastërtinë e saj dhe shumë probleme të tjera.   
 Me një fjalë jeta jonë e re si banorë të Parkut Kombëtar të Vjosës, rrezikon të na kthej në banorë të një rezervati, me shumë më pak mundësi për zhvillim dhe shumë nevoja financiare për mbijetesë.   
 Shpresoj që të gjejmë një të mesme të art, ku bashkë me Vjosën të mbijetojë dhe ekonomia e Vjosës, e cila është vendimtare për të mbajtur njerëzit në këtë territor dhe për tu kujdesur për Vjosën.  
Ndaj nëse duam të gjithë të mbrojmë Vjosën, duhet të mendojmë për ekonominë që duhet të prodhoj ky Park Kombëtar Natyror. Dhe kjo ekonomi duhet të jetë e qëndrueshme dhe e shëndetshme, për ti siguruar se Vjosa do të mbijetoj si lum i egër dhe ne banorët e Parkut Kombëtar të jetojmë si njerëz normal . 
Në fund duke mbyllur fjalimin Tërmeti ju drejtua kryeminstrit Rama. 
-Komandant . Dhe një gjë desha ti siguroj këta miqtë komandant. Vjosën do ta ruajm si lumë të egër por mos na kërkojnë dhe njerëz të egër se skemi më.

termet peci tirananews.al Vjosa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.