Për gazetarin Ylli Rakipi me kryeministrin Rama nuk mund të ketë marrëveshje mes mazhoranës dhe opozitës pasi ai nuk e dorëzon pushtetin në tavolinë.
“Është më keq se kaq, duket se opozita është rehat aty ku është dhe mund të rrijë edhe përjetësisht në opozitë. Gjërat këtu në Shqipëri, të mirat publike, materiale, pra Edi Rama duket që është në vendin e vet, por edhe Basha është në vendin e vet, është njeriu i dytë më i rëndësishëm. Ai është rehat kështu, ka halle kryeministri, duhet të ngrihet shumë shpejt në mëngjes, duhet të punojë, të çajë kokën.
Këta e kanë bërë që në vitin 2008 me Kushtetutën, bënë Kushtetutën që të mos hyjë tjetër kush aty, por të ishte vetëm Sali Berisha me Edi Ramën. Ata e kanë marrë këtë vendim që në 2008. Por Edi Rama nuk e dorëzon pushtetin në tavolinë “hajde merre ti se u lodha”. Edi Rama thotë “jam unë këtu, kur të rrëzohem, hajde mere ti”.