Në 100-vjetorin e “Udhrëit të Skënderbeut”, presidenti Bajram Begaj dekoroi ish-presidentin Alfred Moisiu me “Yllin e Madh” të Urdhrit Suprem të Shqiponjës.
Po ashtu, me urdhrin “Ylli i Madh” u dekoruan nga kreu i shtetit edhe kirurgu i shquar Besim Elezi, si dhe gjuhëtari Seit Mansaku.
Në fjalën e tij, ish-presidenti falënderoi të pranishmit dhe Urdhrin për medaljen:
“Ceremoni interesante dhe e dobishme për shtetin shqiptar. Ju falënderoj dhe ju përgëzoj për këtë dekoratë. Një dekorim për shërbimin e gjatë, përpjekjet dhe punën në shërbim të vendit tim. Vlerësimi që jep vendi yt është tepër i veçantë, është mirënjohje. Në familjen time, dashuria për atdheun dhe përkushtimi kanë qenë të trashëguara”, tha ai mes të tjerash Moisiu.
