Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Begaj letër ngushëllimi mbretit Charles III: Mbretëresha e përkushtuar deri në çastet e fundit për Britaninë!

22:42 / September 10, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bajram begaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj i ka shprehur ngushëllimet Mbretit Charles III për ndarjen nga jeta të nënës së tij Mbretëreshës Elisabetha II. Në një letër drejtuar mbretit, Begaj vlerëson vlerëson rolin dhe detyrën e Mbretëreshës përgjatë 70 viteve mbretërim ku u përball me shumë sfida, por sipas tij mbretëresha ia doli që të kontribuojë për paqen në të gjithë botën, duke fituar admirimin e të gjithëve.

Begaj shkruan se mbretëresha do të mbetet në histori si shtetarja e përkushtuar deri në çastet e fundit ndaj vendit të saj. Presidenti e mbyll letrën e tij duke thënë se populli shqiptar bashkohet me dhimbjen e familjes mbretërore.

“Madhëria Juaj

Me keqardhje të thellë ju drejtohem për humbjen e Mbretëreshës së dashur, Madhërisë së Saj Elisabeta II. Në këto momente hidhërimi, në emrin tim personal dhe në emër të gjithë popullit shqiptar, shpreh ngushëllimet tona më të ndjera për Familjen Mbretërore, gjithë nënshtetasit e Madhërisë së saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbarë Komanuelthin.

Mbretëresha Elisabeta do të mbetet në histori dhe në kujtesën e se gjithë brezave, si personifikimi më shembullor i shtetarit të përkushtuar deri në çastet e fundit, ndaj vendit, detyrës dhe misionit, që historia i ngarkoi që në moshe të re.

Ajo mbretëroi me dinjitet të pakrahasueshëm, për plot 70 vite jo të lehta për Mbretërinë e Bashkuar dhe u përball me sfida të vështira, që nga shpërbërja e Perandorisë, e konfliktet e tejzgjatura me Irlandën e Veriut, Brexit, etj., por ia doli gjithmonë të ruaj paanshmërinë, të kultivojë marrëdhënie të shkëlqyera me udhëheqës të shumtë global dhe të kontribuojë për paqen dhe përparimin në vend dhe në mbarë botën duke fituar në mënyrë të natyrshme admirimin e të gjithëve.

Në kohët moderne, kur sistemi monarkik dukej i tejkaluar, Shkëlqesia e Saj e sfidoi kohën gjatë gjithë mbretërimit të Saj, me urtësinë dhe fisnikërinë karakteristike, me vendosmërinë e përulur dhe përkushtimin e saj absolut ndaj unitetit të vendit, duke u bërë një figurë fort e dashur dhe e admiruar nga njerëzit në mbarë botën.

Sot, të gjithë ne jemi pranë jush me mendime dhe lutje për shpirtin e saj dhe trashëgiminë e rrallë, që Ajo i Kurorës së Mbretërisë së Bashkuar, vendit të Saj dhe gjithë Njerëzimit.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Saj”, shkruhet në letër.

Begaj ishte i pranishëm një ditë më parë në homazhet për mbretëreshën në ambasadën e Britanisë së Madhe në Tiranë. Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elisabeth II ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte monarkja më jetëgjatë, e cila drejtoi vendin për 70 vite. Funerali shtetëror i Mbretëreshës do të mbahet më 19 shtator në kishën Westminster Abbe. 

letra

bajrma begaj leter mbretit charles
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.