Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Begaj në New York: Pa multilateralizmin bota do të rrëshqasë më thellë në konflikte

17:47 / September 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1758727847xcgyjuuyu 874
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Qendrës Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” që u zhvillua në Harvard Club në New York. Ky takim bëri bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish, personalitete botërore dhe përfqësues të organizatave ndërkombëtare në diskutimin për çështjen e mprehtë dhe aktuale: “Multilateralizmi në Udhëkryq: Sfidat dhe Rrugët drejt Paqes”.

Gjatë fjalës së tij Presidenti i Shqipërisë u shpreh ndër të tjera se sot veç multilaterizmit edhe njerëzimi është në udhëkryq. Zgjedhja e vetme, sipas Presidentit Begaj, është bashkëpunimi për të ndërtuar një rend me të drejtë dhe paqësor për tëparandaluar rrëshqitjene botës drejt përcarjeve dhe konflikteve më të thella.

“Për vendet e vogla si Shqipëria, multilateralizmi është themeli i sigurisë sonë dhe garancia e zërit tonë në çështjet botërore”, deklaroi Presidenti Begaj duke theskuar rëndësinë që kanë institucionet e forta dhe gjithëpërfshirëse, pasi në të kundërt kombet e vogla rrezikojnë të mbyten nga logjika e forcës mbi të drejtën.

“Në sajë të Kombeve të Bashkuara dhe organeve të tjera shumëpalëshe ne mund të kontribuojmë në vendime, të mbrojmë sovranitetin tonë dhe të avokojmë për paqen”, deklaroi Presidenti Begaj. Duke iu refruar luftës në Ukrainë, konfliktit në Lindjen e Mesme dhe tensioneve të tjera ndërkombëtare që kanë krijur krisjen e rendit global, Presidenti i Republikës vlerësoi se këto situata janë dëshmi edhe e kostos që paguajmë kur multilaterizmi shmanget e dobësohet.

Në kushtet e mangësive të sistemit aktual dhe mënyrës jo efektiv të institucioneve ndërkombëtare, Presidenti i Sqipërisë sheh si zgjidhje reformat dhe ripërtëritjen e tyre. Ndërsa rikujtoi gjatë kësaj fjale, përvojën pozitive tëkapërcimit të sfidave përmes dialogut, gjithëpërfshirjes, uljes në një tryezë të kombeve të medha e të vogla në frymën e multilaterizmit, Presidenti i Shqipërisë theksoi nevojën për më më shumë solidaritet bazuar në parimet përbashkuese. “Pa multilateralizëm, -theksoi Presidenti Begaj, -bota jonë do të ishte më e përçarë, më e paqëndrueshme dhe më pak e drejtë”.

Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin për zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut e diplomacisë dhe vizionin e tijpër institucione më gjithëpërfshirëse, më të përgjegjshme dhe më të afta për t’iu përgjigjur shpejt krizave e për të garantuar një paqe të qëndrueshme.

bajram begaj konflikte New York
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.