Presidenti Bajram Begaj ka uruar 247-vjetorin e Pavarësisë së SHBA. Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shkruan se është krenar për historinë që lidh Shqipërinë me SHBA-në, ndërsa shton se si partnerë strategjikë duhet të ndërtojnë një të ardhme që të forcojnë vlerat e demokracisë.
“Gëzuar 4 Korrikun. Mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara. Si partnerë strategjikë, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajmë dhe forcojmë së bashku vlerat e demokracisë”.
Presdiëenti Begaj mungoi dje në ceremoninë e mikpritjes së ish-presidentit Bill Clinton. Këshilltarja Arta Sakja ka bërë me dije se Begaj nuk ka mundur të marrë pjesë për shkak të problemeve shëndetësore.