Aktorja e shquar Tinka Kurti feston sot 90-vjetorin e lindjes. Urimet në këtë ditë të shënuar për aktoren nga miqtë dhe kolegët e saj kanë qenë të shumta. Por një urim i veçantë ka ardhur edhe nga presidenti Bajram Begaj.
Kreu i shtetit e falënderon artisten për gjithçka që ajo i ka dhënë Shqipërisë dhe që sipas tij populli shqiptar ndihet krenar për emrin dhe veprën e saj.
Reagimi i Begajt:
GËZUAR TINKA KURTI – ZONJA E MADHE E TEATRIT DHE KINEMASË SHQIPTARE
Njerëzit e mëdhenj, e ndër ta edhe artistët padyshim, janë jo vetëm krenaria e një kombi, por edhe modelet apo shembujt e frymëzimit me të cilët një popull identifikohet.