Aktorët Margot Robbie dhe Ryan Gosling, kanë dhënë së fundmi një intervistë për “Vogue”.
Ata kanë rrëfyer detaje mbi bashkëpunimin e tyre për filmin “Barbie”, i cili do të jetë në kinema nga 21 korriku i këtij viti
Ryan theksoi se Margot e ndihmoi shumë të futej në karakter dhe mënyra se si e motivoi ishte tejet speciale.
“Ajo më la dhurata me paketim dhe fjongo rozë, ‘nga Barbie për Ken’ çdo ditë gjatë xhirimeve. Të gjitha lidheshin me plazhin, sepse puna e Ken ishte në plazh”. Epo një kolege të tillë duam të gjithë në jetë.