Adhuruesit e gjithësisë do të gëzojnë një pamje mahnitëse këtë javë, pasi “superhëna” e rrallë do të shfaqët në qiell.
“Superhëna” do të dalë më 19 shurt dhe do të jetë hëna më e madhe dhe më e ndritur e vitit 2019.
Është e dyta nga tre superhënat që mund t’i shihni në këtë vit, pas hënës së gjakut që u zhvilluar me 21 janar dhe që i paraprinë edhe një superhëne tjetër më 21 mars.
Shfaqja spekakolare e hënës njihet si hëna e dëborës, sepse shpesh shfaqet me borë gjatë kësaj kohe të vitit, sipas Almanakut të Farmerit të Vjetër.
Emrat e plotë të hënës datojnë nga amerikanët vendas që jetojnë në pjesët veriore dhe lindore të SHBA. “Fiset mbajnë gjurmët e stinëve duke dhënë emra të veçantë për çdo hënë të plotë të përsëritur. Emrat e tyre u zbatuan për të gjithë muajin në të cilin ndodhi çdo gjë,” sipas almanakut.
Por çfarë është saktësisht një superhënë?
Një superhënë është një fenomen që ndodh kur orbita e hënës është më e afërt me Tokën, duke e bërë të duket e plotë, e ndritshme dhe më e madhe. Më 19 shkurt, hëna do të jetë 221,734 milje nga Toka.
Ajo do të shfaqet 14 për qind më e madhe dhe 30 për qind më e ndritur se zakonisht.