Protestën e zhvilluar sot nga opozita, Roland Bejko e përshkruan si një “funeral” të PD-së, dhe jo revolucion, sikundër u paralajmërua nga lideri i demokratëve.
I ftuar në ABC News, Bejko akuzoi Berishën se po vret PD-në dhe shpresën e shqiptarëve për një alternativë.
“Berisha kishte ditë që kishte njoftuar fillimin e revolucionit, në këtë kemi një vit që e kemi dëgjuar, që kur u shpall non grata .Ne sot nuk pamë revolucion, por pamë funeralin e këtij revolucionit. Ky revolucion na përfundoi në instalacion. Ai tha që do të përmbyste Edi Ramën dhe përfundoi te bunker arti me dy flamujn në dorë. Me vjen shumë keq për të, për moshën dhe për atë që ka dhënë në politikë. Ai po vret PD, duke e cilësuar atë pronë të tij, ajo është shpresë e shqiptarëve. Sot Berisha e ka katandisur këtë parti, si një forcë që nuk shikohet si një alternativë që mund të vijë në pushtet. PD kalon sot gati në shuarjen e saj,” tha Bejko.