Pas historisë së dashurisë me Elio Lorenzoni dhe flirtit me Angelo Edoardo Galvano, Belén Rodríguez duket se ka vendosur të heqë dorë nga lidhjet. Ajo ishte një nga protagonistët e episodit të parë të vitit të ri të “Striscia la notizia”, ku Valerio Staffelli i vuri në dukje se nuk ka asnjë thashethem për të, as për të dashur të ri. “Të dashur të rinj?”-e pyeti Staffelli. “Jo, e kam mbyllur, tani do të bëhem lesbike”, ishte përgjigja e showgirl, që menjëherë bëri bujë në internet. Ajo theksoi se: “Kam dëshirë të qëndroj vetëm, në paqe”.
Belén Rodriguez konfirmoi disa kohë më parë zërat për një lidhje mes ish-bashkëshortit të saj, Stefano De Martino me Alessia Marcuzzi, prezantuese, aktore dhe modele. Belén konfirmoi thashethemet përmes një komenti në llogarinë e saj në Instagram, duke konfirmuar romancën mes tyre. Dikush la një koment në një video të postuar nga Belén, në mbishkrimin e së cilës shkruhej:
“Qesh mirë kush qesh i fundit.”
Në koment, personi shkroi mes të tjerash:
“Një ditë do të na tregosh nëse lidhja e ish-burrit tënd me Marcuzzi-n ishte e vërtetë.”
Ndërkaq, një 29-vjeçare i ka shokuar të gjithë me deklaratat e saj pasi pretendon se Rodriguez në fakt, ka lindur burrë e nuk mund të ketë fëmijë. Tatiana Sova pretendon se është nëna biologjike e Luna Marì, vajzës që showgirl e njohur italiane ka me ish-të dashurin Antonino Spinalbese, e cila lindi në vitin 2021. Gruaja moldave akuzon mjekët e spitalit Borgotrento në Verona se gjatë një operacioni që kërkonte anestezi, i morën vezoret në mënyrë të paligjshme dhe pa pëlqimin e saj. Vezoret, thotë ajo, u përdorën më pas nga Belen dhe Antonino për të ngjizur vogëlushen Luna Marì.
