Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Beleri kandidat për eurodeputet, avokati: Greqia e shfrytëzon minoritetin për kauza nacionaliste

10:21 / April 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beleri mitsotakis 1280x720 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia “Demokracia e Re” në Greqi shpalli javën që lamë pas 42 kandidatët e saj për eurodeputet për zgjedhjet e përgjithshme evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor.

Mes kanditatëve për eurodpuetet ishte edhe emri i kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për blerje votash.

Lidhur me kandidaturën e Belerit folën sot në emisionin e mëgjesit “7 pa 5” avokatët Skerdjan Dhuli dhe Redi Ramaj. Avokati Redi Ramaj tha se kandidatura e Belerit për eurodeputet nuk ndryshon asgjë për drejtësinë shqiptare.

Sakaq ai tha se çështja Beleri është taktikë e njohur për Greqinë, e cila ndër vitë përdor dhe shfrytëzon rastet e minoritetit grek në Shqipëri për politikë dhe nacionalizëm për interesat e politikës së jashtme dhe të brendshme.

Redi Ramaj: Kandidimi i Belerit nuk ndryshon asgjë në drejtësinë shqiptare…Greqia kërkon që për çdo rast që lidhet me minoritetin grek ta ngrejë si kauz politike dhe nacionaliste, për interesa të politikës brendshme dhe politikës së jashtme.

Ndërkohë avokati Skerdjan Dhuli, tha se Beleri nuk është në burg si grek, por si shqiptar e për rrjedhojë kjo nuk e pengon atë që të kandidojë për eurodeputet me partinë “Demokracia e Re” në Greqi.

Dhuli tha se beson se Beleri do t’i fitojë zgjedhjet për eurodeputet në Greqi ashtu sikur se i fitoi në Himarë.

Skerdjan Dhule: Beleri nuk është në burg si grek. Beleri është në burg si shqiptar si kandidat i PD-së.

Pse e zgjodhi Mitsotakis Belerin?

Skerdjan Dhuli: Greqia bën kalkulimet e veta në këtë rast. Sepse Beleri është i angazhuar në Greqi. Për ne si PD ky është lajm i mirë sepse Beleri bëhet pjesë e Partisë Popullore Europiane nëse fiton zgjedhjet.Unë besoj se ai do fitojë. Duke e parë nga ana e psikologjisë, votuesi afrohet me viktimën. Sepse Beleri në opinionin publik duket si viktimë. Si unë dhe mijëra të tjerë e votuam edhe pse e dinim se ishte në burg. Ashtu siç e votuan shqiptarët në 14 maj, ashtu do ta votojnë edhe grekët për eurodeputet.

beleri Greqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.