Ditën e sotme Belgjika ka marrë vendimin drastik për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19. Ditën e sotme qeveria ka marrë vendimin se do mbyllen të gjitha kafiteritë dhe restorantet për katër javët e ardhshme si dhe të vendosë orë policore, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.
Kryeministri belg, Alexander De Croo, ka bërë të ditura këto masa, të cilat do të nisin së zbatuari nga dita e hënë, pas takimit me ekipin për kriza të Qeverisë belge, duke paralajmëruar se sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, është duke u rritur në mënyrë “eksponenciale”.
“Javë pas jave, të dhënat janë duke u dyfishuar, është një rritje eksponenciale”, ka thënë De Croo në një konference në media. Kufizimet e reja përfshijnë edhe orën policore nga mesnata deri në 5 të mëngjesit me qëllim të parandalimit të njerëzve që të organizojnë ndenja nëpër shtëpi, si dhe ndalim të shitjes së alkoolit pas orës 20:00.