Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Belinda Balluku poston pamjet: Investimi në nënstacionin elektrik në Fier, dyfishim i kapaciteteve

18:28 / August 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fier
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi se nënstacioni elektrik në Fier, është tashmë transformuar dhe kapacitetet janë dyfishuar duke përmirësuar ndjeshëm furnizimin me energji elektrike për të gjithë zonën. Balluku ka postuar pamje nga ky investim i ri i realizuar sipas parametrave bashkëkohorë teksa theksoi se “tani nënstacioni i ri elektrik në Fier është gati”.

”Ky është një investim me parametra modernë, i cili do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike për të gjithë zonën, duke rritur edhe sigurinë e rrjetit”, tha Balluku. Nënstacioni elektrik në Fier është një projekt strategjik me rëndësi që parashikohet të lidhet së shpejti me rrjetin në Fier, me Rrashbullin dhe më tej përmes një linje nënujore drejt Italisë, duke kontribuar në forcimin e rrjetit dhe diversifikimin e burimeve të energjisë së pastër.

Investimi i realizuar nga OSHEE në ka përfshirë ndërtimin dhe pajisjen e nënstacionit në një nivel të ri të qëndrueshmërisë së rrjetit. Rezultati i këtij investimi është dyfishim i kapaciteteve dhe eliminim i problemit historik të përmbytjeve në zonë, falë mbështetjes teknologjike moderne.

MIE për zhvillimin afatgjatë të sektorit energjik në vendin tonë ka dizenjuar një sërë investimesh të tjera. Aktualisht po punohet edhe në nënstacionin e Divjakës, ndërkohë që janë planifikuar ndërhyrje edhe në njësi të tjera për të përmirësuar furnizimin dhe sigurinë energjetike në të gjithë rajonin.

belinda balluku Fier nënstacioni elektrik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.