Bella Hadid është përzgjedhur si modelja e vitit në eventin “The Fashion Awards 2022”, duke mposhtur Adut Akech, Lila Moss, Paloma Elsesser dhe Quannah Chasinghorse.
Bella nuk mundi të merrte pjesë në prezantim për shkak të angazhimeve në punë, por stilisti Carlos Nazario pranoi vlerësimin nga Ashley Graham në emër të saj.
Në mesazhin falënderues pas marrjes së çmimit, Bella tha përmes një videoje:
“Duke qenë vajza e një babai refugjat nga Palestina dhe një nëne emigrante nga Holanda, ka një lloj etike pune që rrjedh në gjakun tonë. Nuk është të jesh më i miri. Nuk është të jesh më i mirë se të tjerët. Është thjesht të jesh në gjendje të kesh sukses sepse paraardhësit tanë nuk kanë pasur kurrë një mundësi si kjo në jetën e tyre. Kjo është për fëmijët palestinezë. Kjo është për fëmijët holandezë. Kjo është për çdo fëmijë, emigrant apo refugjat.”