Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Belua nuk është i korruptuar, por duket si budalla me këtë punën e autobusëve!”/Rakipi-Metës: Nuk prekni oligarkët

22:26 / May 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ylli rakipi belind kellici ilir meta 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për garën elektorale në Bashkinë e Tiranës dhe veçanërisht për kandidatin Belind Këlliçi. 

Meta ka debatuar me Ylli Rakipin lidhur me premtimin e Këlliçit për “autobus falas”, ndërkohë që gazetari e ka pyetur se përse kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, nuk flet për oligarkët, kullat dhe pastrimin e parave. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Zoti Këlliçi ishte në emisionin tim dhe e kam pyetur, a mund të më shpjegosh, një nga kazuset e opozitës që janë oligarkët, i thashë që keni targetuar oligarkinë, por kush janë këta oligarkë? Ai tha pse më provokon. Ky nuk donte të fliste. Propozimet e tij janë populiste. I mungon denoncimi i problemeve të mëdha, oligarkisë, kullave, pastrimi i parave dhe ka dalë me propozimin e autobusëve falas. Tani ka dalë për autobus falas në fshat….

Ilir Meta: Pastrimin e parave nuk e ka drejtpërdrejt ai.

Ergys Mërtiri: Duhet thënë. Kush janë njerëzit që bëjnë ndërtimet? Kush janë ortakët e Edi Ramës? 

Ylli Rakipi: Po që të merrni vota me autobus falas ju, nuk di ç’të them…

Ilir Meta: Ai mendon se në këtë mënyrë po jepet një zgjidhje për trafikun, për ndotjen, për shumë qytetarë që përdorin këtë sistem, gati 200 mijë vetë.

Ylli Rakipi: Një eksponent i rëndësishëm i PS më tha është budallëk që nuk i thonë, por më duket se marrin lekë vetë nga oligarkët prandaj nuk i thonë.

Ilir Meta: Oligarku më i madh është Edi Rama 7.1 milionë metër katrorë leje ndërtimi ka dhënë kryetari aktual. 

Ylli Rakipi: Nuk po themi që Këlliçi është i korruptuar, sepse s’ka patur mundësi, gjithë jetën në FRPD ka qenë ai. Por me këtë të autobusëve duket si budalla…

Ilir Meta: Ashtu të pëlqen ty ta paraqesësh, unë nuk të pengoj dot ty ta mendosh kështu. 

Ylli Rakipi: Duke mos prekur oligarkët… Mendoni se do merrni votat e oligarkëve, ata i ka Rama dhe Veliaj.

Ilir Meta: Vendimet e tij nuk do të jenë në favor të oligarkëve, por të qytetarëve. E dyta, jap garanci për kandidatët për këshillat bashkiak, të jenë garantë për transparencën absolute.  

Ylli Rakipi: Autobusin nuk e ka shpikur Ilir Meta sepse nuk është budalla.

belind kellici oligarket Ylli Rakipi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.