Nëse drejtimi i partisë shënoi ndarjen e rrugës mes Ben Blushit dhe Edi Ramës, ajo jashtë partisë duket se i bashkon.
Krahas përmirësimit të marrëdhënieve mes Ramës dhe Blushit si drejtor i Top Channel, ky i fundit duket se ka vendosur që ta kopjojë kreun e qeverisë edhe në pamje.
Sikurse mund të shihni nga kjo foto, Ben Blushi po ndjek gjurmët e Ramës duke rritur mjekrën. Ai është parë dje me një pamje krejt tjetër. Me sa duket, trendit të ri të meshkujve për mjekët nuk I ka rezistuar as Blushi pasi ka parë që edhe Rama e ka bërë një gjë të tillë.