Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Ben Blushi: Rexhep Qosja ka jetuar si një shkëmb, uroj të plaket si një mal

19:49 / June 25, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
494988979 1267770604922178 7269350418360163001 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ben Blushi

Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë. Me google maps nuk do ta kisha gjetur dot shtëpinë sepse ky aplikacion të le gjithmonë në baltë kur nisesh për punë të mira. Për fat një shofer që jetonte në atë lagje, më coi deri te shtëpia. Valjeti, nipi me tatuazhe i Rexhep Qoses, hapi derën, hoqa këpucët dhe hyra në një dhomë me piktura të thjeshta.

Rexhep Qosja ishte më mirë se ç’e prisja. I vëmendshëm, me kujtesë të freskët, elegant, i kursyer, me një zë kumbues dhe i drejtë si shkëmb. Lëvizte ngadalë, por shikonte mirë. Pjesën më të madhe të kohës tani e kalon si një alpinist, duke u ngjitur dhe zbritur nga kati i parë në katin e dytë të shtëpisë. Mu kujtua hera e parë e parë që e kam takuar, ndoshta në vitin 1992, ku e intervistova në dhomën e tij në katin e dhjetë të pesëmbëdhjetëkatëshit.

Që aty dukej gjithë Tirana. Ishte hera e parë që unë hyja në një nga dhomat e atij hoteli që dikur e kisha patur përballë shtëpisë ku kisha lindur. Rexhep Qosja nuk e mbante mend. I kujtohej një rast tjetër kur ishim takuar në Tiranë, por këtë herë nuk e mbaja mend unë. Në mijëra kujtime që mban shtëpia e Rexhep Qoses, përfshi libra dhe piktura, objekti më i vlefshëm është makina e tij e shkrimit.

Ajo makinë është jeta e tij, kali i fitoreve dhe i luftërave që ka bërë. Fëmijëve të sotshëm ajo vjetërsirë çeliku me dhëmbë të nxjerra jashtë, që bëjnë një zhurmë oficine do t’u dukej si një ndryshkje pa funksion. Unë vetë jam rritur me atë trokëllimë prej kalldrëmi metalik, që ma nxirrte gjumin, sa herë babai dhe gjyshi shtypnin librat e tyre me shumë faqe. Për herë të parë kam shkruar me një makinë si ajo, por ndoshta pak me të vogël.

Makina e shkrimit e Rexhep Qoses është shumë malore, në krahasim me makinat kodrinore dhe fushore që unë kam patur në shtëpi. 50 vjet më parë mjekët i kishin thënë se ajo egërsirë do t’tia thyente shpinën, por kjo nuk ka ndodhur. Ai shtyp akoma duke e zbutur çelikun me gishta dhe trupi nuk i kërruset. Kam përshtypjen çdo natë e vadit makinën si një bahçe, sepse sendet që prodhojnë lule kërkojnë ujë. Kur e pyeta se pse kosovarët nuk e duan më bashkimin me Shqipërinë më tha se vetëm disa akademikë të Kosovës janë kundër.

Megjithatë një ditë do të ndodhë patjetër, sepse Evropa nuk mund të mbajë dy shtete me shqiptarë. Por këtë ma tha kur ishim në katin e parë. Në studion e katit të dytë, Rexhep Qosja nuk flet për politikë, por vetëm për letërsi. Pasi recitoi Gjergj Fishtën për mua, më qerasi me një ëmbëlsirë. Fishta është shumë i thellë thashë unë, po shqipen më të bukur e ka Faik Konica që ishte një zevzek.

Rexhep Qosja nuk e dinte fjalën zevzek. Kërkoi ndihmë te nipi po as ai nuk e dinte. Grindavec, thashë unë. Po, tha, Faik Konica ka qenë pak grindavec. Mes shumë portreteve në muret e shtëpisë se Rexhep Qoses, është edhe një skicë që i ka bërë gjyshi im, kur ka qenë i ri. Në nëntor të vitit 1972. Me rastin e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe kur Rexhep Qosja erdhi në Tiranë si përfaqsues i Kosovës. Në atë profil të vizatuar me stilolaps, duket një burrë me mjekërr shumë të zezë, të stilizuar me kujdes, flokë te rregullt që tani i mungojnë, një vështrim të mprehtë dhe syze me skelet të trashë.

Nëse ai portret do ishte varur mbi kalin metalik të makinës së shkrimit, Rexhep Qosja do dukej si një aktor filmash western. Nuk e pyeta se si e kishin lejuar të hynte në Shqipëri me atë mjekërr revizioniste, por që atëherë ai e shkruan shqipen sipas standartit të Kongresit të Drejtshkrimit. Me shqipen e vitit 1972 Rexhep Qosja ka mbajtur gjallë pishtarin e rezistencës kosovare, heronjtë e të cilës janë plakur më ngadalë se vetë rezistenca. Sapo kam hyrë në vitin e nëntëdhjetë, më tha Rexhep Qosja kur më përcolli. Meqë sot mbush 89 vjeç po e uroj nga Tirana. Rexhep Qosja ka jetuar si një shkëmb, uroj të plaket si një mal.

Ben Blushi Rexhep Qosja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.