Pas bashkëpunimin të suksesshëm “A don love”, Noizy dhe Dafina Zeqiri i prishën marrëdhëniet mes tyre dhe nuk ndiqeshin më në rrjete sociale.
Asnjëherë nuk u mor vesh se ç’ndodhi saktësisht mes tyre, por ata nuk u panë më në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe nuk publikuan më foto së bashku.
Mirëpo, lajmi i mirë është se vetëm pas 5 muajsh, dyshja i ka rregulluar sërish marrëdhëniet!
Noizy dhe Dafina kanë filluar të ndiqen sërish në Instagram dhe kjo është një shenjë e qartë se ata kanë bërë paqe.
Mesa duket, dyshja i ka sqaruar të gjitha mosmarrëveshjet dhe tashmë janë rikthyer siç ishin më parë.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Noizy dhe Dafina kanë zënka mes tyre.
Pavarësisht të gjithave, ata vazhdojnë të jenë të suksesshëm në muzikë dhe sjellin vazhdimisht këngë të reja që kthehen në hite.